fbpx
Ad imageAd image

Lajm i mirë! Rinisin xhirimet e telenovelës “Njerëz dhe fate”

Blloku min lexim

“Njerëz dhe Fate” ka rinisur xhirimet dhe së shpejti do të vijë pranë publikut shqiptar me seritë e reja. Lajmi është bërë i ditur nga aktori Arben Derhemi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

Në videon që ka publikuar aktori shpreh falënderimit për të gjithë ata, që kanë kontribuar për realizimin e kësaj telenovele. “I hymë detit në këmbë dhe do ta çojmë deri në fund..flm të gjithë mbështetësve”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Më herët Arben Derhemi e ka cilësuar vazhdimin e telenovelës “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij. “Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai. Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO