fbpx
Ad imageAd image

“Kur eksitohesh flet përçart”, kriset miqësia e Olta Gixharit me Eni Shehun?

Blloku min lexim

Miqësia e Olta Gixharit dhe Eni Shehu mesa duket është krisur dhe shkak është bërë pjesëmarrja e tyre në “Dancing with the Stars”, ku aktorja është anëtare e jurisë dhe aktori konkurrent në këtë spektakël. Teksa  po zhvillonin prova, Eni “thumboi” miken e tij, ndërsa i tha balerinës se Olta nuk di se çfarë thotë kur eksitohet.

Rreth këtyre komenteve ka reaguar vetë Olta mbrëmjen e djeshme, e cila e acaruar nga fjalët e mikut të saj tha se nuk e priste një koment të tillë nga ana e tij pasi ajo nuk i ka ofenduar por thjeshtë ka dhënë komentin që i takon për pozicionin që ka në këtë konkurs kërcimi.

- Advertisement -

Pjesë nga debati:

Olta: Nuk më pëlqeu fare ajo që kishe thënë. Nuk keni se si kaloni në ofendime personale sepse unë herën e shkuar nuk ju ofendova aspak. Vetëm thashë që Eni kërceu pak dhe mbajti më shumë Odetën. Mendoj që për pozicionin që kam më takon të jap opinionin tim.

- Advertisement -

Eni: Kur eksitohesh flet përçart jo ti por çdo njeri. Herën e kaluar ne kemi pasur një rumba shumë sensuale dhe ky ishte komenti im, nuk besoj se ishte problem fjala eksitoj.

Olta: Jo, nuk më erdhi mirë fjala që the “ajo flet përçart”. Këtë nuk pres nga askush dhe aq më pak nga ty. Ti e din shumë mirë që unë nuk flas përçart, e para për pozicionin që kam këtu dhe e dyta sepse jam shumë kompetentë për gjërat që them dhe nuk thamë asnjëherë budalliqe.

- Advertisement -

Eni: Të kërkoj ndjesë nëse e ke marrë për budalliqe. Ishte më tepër një batutë duke iu referuar gjendjes së eksitimit dhe nuk din se çfarë nxjerr nga goja.

Olta: Nuk jemi në kafe bashkë që mund t’i lejojmë vetes të themi çdo lloj gjëje. Megjthatë e pranoj ndjesën.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO