fbpx
Ad imageAd image

Kanceri nga duhanpirja, rritet numri i grave të prekura

Blloku min lexim

Duhanpirja po rrezikon jetën e shumë personave. Çdokush që ka konsumuar 15 cigare në ditë për 15 vite rresht, ka një probabilitet të lartë për tu prekur nga kanceri i mushkërive.

Në këtë përfundim kanë arritur mjekët, të cilët e lidhin këtë lloj sëmundje me konsumimin e duhanit.

- Advertisement -

Nëse më parë njihej si sëmundje që prekte vetëm meshkujt, tashmë por prek shumë edhe femrat, pasi është rritur numri vajzave që pinë duhan e aq më tepër në moshë të re.

Instituti i Shëndetit Publik raporton për 800 raste të reja të prekur çdo vit nga kanceri i mushkërive në vendin tonë.

- Advertisement -

Regjistri kombëtar i pacientëve me kancer grumbullon të dhëna nga spitali Shefqet Ndroqi, Shërbimi Onkologjik dhe spitalet private, por ka shumë raste të cilët diagnostikohen dhe trajtohen në spitale jashtë vendit e nuk reflektohen.

Mjekët apelojnë për ndalimin e konsumimit të duhanit, ndonëse sipas tyre, numri i pacientëve që mbijetojnë nga kanceri i mushkrive është rritur.

- Advertisement -

Nga ana tjetër,  Agjencinë Ndërkombëtare e Kërkimit për Kanceret, Globocan, të cilës i referohet edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton për afro 1100 raste të reja në vit dhe 960 humbje jete.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock