Astrologia e njohur Meri Shehu, e cila është një prej banorëve të “Big Brother VIP’ 3, në këto ditë ka bërë shpesh deklarata shokuese. Soti ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë herët në mëngjes.
Teksa përgatisnin mëngjesin, Meri ka thënë “unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj”, referuar këngëtarit të njohur nga Maqedonia, i cili po ashtu është një prej banorëve të BBV. Deklarata e Merit shkaktoi të qeshura tek banorët, të cilët e kaluan me sportivitet situatën.
Meri: Unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj.
Banorët: Ouu (qeshin)
Meri: E zgjodha, e zgjodhaaaa! (qesh)
Kujtojmë se Bardhi iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” 3, mbrëmjen e djeshme, së bashku më 5 banorët të tjerë, ish-futbollistin Klodian Duro, balerinin Albi Nako, këngëtaren Arta Kabashi, Fation Kuqarin dhe Dea Vierin.