Pas edicionit të parë që pushtoi Tiranën me Solomun, Festivali “Moving City” rikthehet përseri sonte për ta ndezur qendrën e Tiranës, por kësaj radhe me Sven Väth. Sven Väth është një Dj gjerman dhe producent i muzikës elektronike. Ai është një fitues tre herë i çmimeve Dj dhe karriera e tij në muzikën elektronike shtrihet mbi 30 vjet.
Ai njihet për kultivimin e skenës nëntokësore të muzikës elektronike jo vetëm në Gjermani, por edhe në Ibiza. Energjia e tij e pashtershme do t’i shtojë jehonë Festivalit “Moving City” që rikthehet sonte në Shqipëri.
Koncerti do të mbahet në qendër të Tiranës – PARKU EUROPA, nga ora 18:00. Një pjesë e konsiderueshme e biletave tashmë janë shitur, ndërsa për ju që ende nuk keni mundur të reservoni biletat e juaja, mund t’i bleni në hyrje të koncertit.