fbpx
Ad imageAd image

FBI bastis shtëpitë e reperit më të famshëm! Akuzohet për…

Blloku min lexim

Shtëpitë e reperit Sean Diddy Combs i njohur ndryshe dhe si Puff Daddy, u bastis nga agjentët e FBI-së ditën e djeshme në Los Angelos dhe Majami.

Kjo bastisje u krye si pjesë e një hetimi federal për trafikim seksual, sipas Fox News . Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së. Ata gjithashtu pretenduan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e lidhura me producentin e muzikës në Nju Jork dhe Çikago.

- Advertisement -

Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga dy shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç, të cilët u vunë nën prangat e policisë. Njëra prej shtëpive është në pronësi të një divizioni të markës diskografike të 54-vjeçarit Diddy, Bad Boy Entertainment dhe tjetra është në pronësi të vajzës së tij raportoi Fox. Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO