fbpx
Ad imageAd image

Dita Botërore e Diabetit/ Mjekët: Ja çfarë duhet të keni kujdes!

Blloku min lexim

Sot është Dita Ndërkombëtare e Diabetit. Në vitin 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 14 nëntori do të ishte Dita Botërore e Diabetit. Dokumenti pranoi “nevojën urgjente për të ndjekur përpjekjet shumëpalëshe e për të promovuar dhe përmirësuar shëndetin e njeriut. Po ashtu, për të ofruar një akses në trajtim, si edhe në edukim për kujdesin shëndetësor”.

Ritmet e shtimit të rasteve me diabet janë rritur ndjeshëm në të gjithë botën. Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, OKB-së, prevalenca globale e diabetit është pothuajse dyfishuar që nga viti 1980, duke u rritur nga 4.7% në 8.5% në popullatën e personave të rritur.

- Advertisement -

Sot, më shumë se 460 milion të rritur jetojnë me diabet, krahasuar me 108 milion të tillë që numëroheshin në vitin 1980. Një gjë e tillë pasqyron një rritje të faktorëve të rrezikut të lidhur me diabetin, të tilla si mbipesha ose obeziteti. Gjatë dekadës së fundit, prevalenca e diabetit është rritur më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme se në vendet me të ardhura të larta.

Kujtojmë se diabeti është shkaku kryesor i verbërisë, dështimit në funksionimin e veshkave, goditjet në zemër, ato në tru, si dhe amputimit të gjymtyrëve të poshtme.

- Advertisement -

Jetesa e shëndetshme shumë e rëndësishme për parandalimin e diabetit”.

- Advertisement -

Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe shmangia e përdorimit të duhanit mund të parandalojnë ose vonojnë diabetin e tipit 2. Përveç kësaj, diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij të shmangen ose të vonohen me mjekim, kontroll të rregullt dhe trajtim për komplikime.

Por, ende 100 vjet pas zbulimit të insulinës, miliona njerëz me diabet në mbarë botën nuk mund të kenë qasje në kujdesin për të cilin kanë nevojë. Edhe në vendin tonë, çdo vit diagnostikohen me mijëra raste të reja. Mjekët ngrenë alarmin për përhapjen në masë të diabetit edhe te fëmijët, në formën e fshehtë.

Ka filluar të shfaqet diabeti i tipit 2, që zakonisht shfaqet tek të rriturit edhe në grupmoshat fëminore ose te të rinjtë. Eshtë mënyra e jetesës që bëjmë, jeta sendentare, me një stres të shtuar, me një mënyrë të ushqyeri jo të shëndetshëm dhe me një kujdes më të vogël për trupin tonë se ç’bënin më përpara njerëzit. Mundet që të lëvizni në këmbë, përpiquni të kufizoni ushqimin në mënyrë që të mos e mbarojmë të gjithë pjatën dhe që duke rënë 5 kg në peshë, ne mund të parandalojmë diabetin, mundet të përmirësojmë vlerat e tensionit arterial e të dislipilemisë në popullatën diabetike”, shprehen mjekët..

ISHP thotë se 1 në 10 të rritur në mbarë botën ka diabet. Mbi 90% kanë diabet të tipit 2. Gati gjysma nuk janë diagnostikuar ende. Në shumë raste, diabeti i tipit 2 dhe komplikacionet e tij mund të vonohen ose parandalohen duke adoptuar dhe mbajtur zakone/stil jete të shëndetshme.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO