ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

“Disa gjëra post-traumatike kërkojnë shumë durim”/ Moderatorja rrëfen historinë e trishtë

by Blloku
26/07/2024
Reading Time: 3 mins read
374 24
0
“Disa gjëra post-traumatike kërkojnë shumë durim”/ Moderatorja rrëfen historinë e trishtë

Moderatorja Enxhi Nasufi, ka rrëfyer për jetën e saj dhe veshtirësitë që ka kaluar, duke treguar se është rritur me prindër të divorcuar.

Gjatë një interviste ajo është shprehur duke thënë se sfidat kanë qenë të shumta gjatë jetës por problemet më të mëdha i ka përjetuar në moshë të rritur pasi i është dashur shumë punë me veten për të kaluar të gjitha traumat e përjetuara.

“Disa gjëra posttraumatike që ty të shfaqen në një moshë tjetër më të madhe, kërkojnë realisht shumë durim. Shumë dhembshuri, shumë mëshirë dhe shumë dashuri për veten por edhe për prindërit”- është shprehur ajo.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

Gjithashtu moderatorja ka dhënë një këshillë për të gjithë ciftet që mund të jenë duke përjetuar një situatë të ngjashme divorci, ku ka shtuar se:

”Lërini fëmijët jo vetëm të jenë fëmijë, ndoshta realiteti do t’i rrisë edhe para kohe, por mos i furnizoni kurrë me një karburant që është shumë i keq për ta edhe do t’i dëmtoni gjithë jetën siç është inati edhe vreri për njërin prind apo për tjetrin”.

Pjesë nga intervista:

“Duke e përjetuar në kurrizin tim këtë gjë di që ka patur sfida shumë të mëdha dhe jo vetëm në atë moshën e fëmijërisë kur ka ndodhur divorci i prindërve. Por mendoj që problematika dhe sfida më e madhe është kur rritesh, i gjithë ky procesi i të punuarit me veten tënde, disa gjëra post-traumatike që ty të shfaqen në një moshë tjetër më të madhe, kërkojnë realisht shumë durim. Shumë dhembshuri, shumë mëshirë dhe shumë dashuri për veten por edhe për prindërit.

Dhe meqenëse jemi në këtë pyetjen e prindërve të divorcuar mendoj që edhe për prindërit është element kryesor që të bëjnë kujdes me fëmijët, me inatet, me mllefet që donin t’ia nxirrnin ndoshta njëri-tjetrit por të vetmit të dëmtuar më këtë pjesë janë fëmijët.

Lërini fëmijët jo vetëm të jenë fëmijë, ndoshta realiteti do t’i rrisë edhe para kohe, por mos i furnizoni kurrë me një karburant që është shumë i keq për ta edhe do t’i dëmtoni gjithë jetën siç është inati edhe vreri për njërin prind apo për tjetrin. Ka të mira pafund sesa të kesh sherre në shtëpi më mirë të ndarë edhe rriteni më të shëndetshëm”, tregoi ajo për revistën Bordo.

Tags: Enxhi nasufirrefim

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro