ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Sinoptikania jep alarmin: Po vjen i ftohti polar

by Blloku
06/01/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Sinoptikania jep alarmin: Po vjen i ftohti polar

Sinoptikania Lajda Porja, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë ka zbuluar se si do të paraqitet situata meteorologjike në vend gjatë ditëve në vijim.

Porja bëri me dije se dita e sotme dhe deri në mëngjesin e së dielës do të ketë reshje shiu kryesisht në zonat qendrore ku pritet të ketë edhe përmbytje në zona të caktuara të mbyllura. Nga dita e martë pritet të vijë i ftohti polar, që do të vazhdojë deri në fundjavë.

“Janari ka nisur me temperatura të larta edhe dita e sotme ka temperatura të larta për stinën që arrijnë 18-19 gradë. Gjithashtu ka pasur rritje edhe në vlerat minimale, por nga ora në orë presim grumbullim të vranësirave duke sjellë reshje. Pjesa e dytë e ditës së sotme dhe deri në orët e para të ditës së nesërme do të ketë reshje shiu ku më të shumta do të jenë në zonat qendrore dhe jugore. Në disa zona qendrore si në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Lushnja do të ketë probleme pasi do të ketë reshje herë pas here intensive, të cilat mund të sjellin dhe përmbytje në zona dhe lagje të caktuara.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Ndërsa nga e hëna e në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferike dhe do të kemi një javë të qëndrueshme dhe pa reshje. Ajo që do të ndryshojë do të jenë temperaturat ku prej ditës së nesërme do të ketë rënie me 5 ose 6 gradë dhe priten reshje dëbore në veri dhe më të konsiderueshme në pjesën juglindore në kryesisht në fshatra. I ftohti polar pritet të vijë të martën dhe pritet të qëndrojë deri në fund të javës”, raporton sinoptikania Lajda Porja.

Tags: ftohesinoptikaniatemperarurat ulen

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro