fbpx
Ad imageAd image

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, autoritetet paralajmërojnë për cunami deri në 5 metra

BllokuTV min lexim

Pas një tërmeti të fortë me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qëndror të Japonisë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërimi për një cunam të madh. Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa i është kërkuar që të evakuohen menjëherë.

Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje, Niigata dhe Toyama, duke theksuar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra. Televizioni publik i Japonisë shkroi “EVAKUOHUNI” me gërma kapitale, duke u bërë thirrje banorëve të largohen në vendet më të larta, pavarësisht motit dimëror.

- Advertisement -

Ndërkohë, operatori më i madh i energjisë bërthamore në vend, Kansai Electric, tha se nuk kishte asnjë anomali në centralet bërthamore në zonën e prekur. Akoma nuk bëhet e ditur nëse ka dëme në njerëz si pasojë e tërmetit  të fuqishëm që goditi Japoninë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock