Këngëtarja Linda Halimi dhe Gani Gërmia, kanë vazhduar me debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ata fillimisht kanë pasur një debat në dhomën e gjumit ku nuk kanë munguar tonet e larta dhe ofendimet.
“A ti s’flet me kushërinj? Unë të paktën te familja shkoj për Bajram, e ti s’ke ku shkon”, janë fjalët me të cilat i është drejtuar Gania Lindës duke i rikujtuar asaj rrëfimin e bërë nga vete ajo.
Para disa ditësh Linda ka thënë se ka familjarë që nuk i flasin për shkak të zgjedhjes që ka bërë në jetë, duke u martuar me një të huaj dhe me ngjyrë.
Në një video e cila është shpërndarë në rrjetin social Twitter, “X” Linda shihet shumë e prekur emocionalisht nga ky debat.