ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Aspak siguri! Hakerat sulmojnë ‘One’, ‘AirAlbania’ dhe Kuvendin: Do të paguajnë uzurpuesit e vendit

by Blloku
26/12/2023
Reading Time: 2 mins read
374 24
0
Aspak siguri! Hakerat sulmojnë ‘One’, ‘AirAlbania’ dhe Kuvendin: Do të paguajnë uzurpuesit e vendit

Hakerat e “Homeland Justice” nuk dinë të ndalen. Pasi hakeruan kompaninë celulare “One Albania” , disa minuta më pas kanë sulmuar edhe sistemin e “Air Albania”. Me anë të një postimi në Telegram, ata njoftojnë se kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë por nuk japin shumë detaje, pasi paralajmërojnë se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre.

“Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës. www.airalbania.com.al. Prisni lëvizjen tonë të radhës…“!


Sulmi ka nisur një ditë më parë dhe është i llojit ‘Data breach’, cenim i të dhënave me ‘ransomware’, i realizuar përmes Lockbit.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Grupi i hakerave i kanë vendosur kompanisë kusht për të paguar një shumë të konsiderueshme parash. Ky lloj sulmi konsiston në marrjen “peng” të të dhënave, përmes hakerimit të sistemeve të kompanisë, e cila më pas kërcënohet të paguajë një shumë parash në këmbim të rimarrjes së aksesit apo mospublikitmi të të dhënave.


Grupi i hakerave të “LockBit” raportohet se i ka kërkuar kompanisë të paguajë një shumë parash, që nuk është bërë publike mirëpo mësohet se i kanë vendosur datën 14 shkurt si afati i fundit për të paguar shumën. Në autoritetet përkatëse nuk është bërë asnjë denoncim për një sulm të tillë.

Marrin edhe Kuvendin


Por, nuk mbaroi me kaq. Disa orë mё pas, grupi i hakerave ka njoftuar se faqja e Kuvendit është në duart e tyre. Në mesazhin e tyre “Homeland Justice” ka kërcënuar deputetët shqiptarë duke thënë se të gjithë ata që janë të korruptuar shumë shpejt do të shkatërrohen.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”. Hakerat kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.

Tags: Air AlbaniahakeraKërcënimekompania onekuvendiLajmsulm sistemi

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro