ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Artistët: Festivali në RTSH ka për detyrë të rikthejë këngën e vërtetë në publik

by Blloku
25/12/2023
Reading Time: 3 mins read
386 12
0
Artistët: Festivali në RTSH ka për detyrë të rikthejë këngën e vërtetë në publik

Festivali i Këngës në RTSH nuk i ofroi publikut atë që prisnin, këngën e bukur shqiptare. Festivali këtë vit shënoi edicionin e 62, por ishte zhgënjyes, çka bëri që shumë artistë të njohur të kërkonin me të drejtë një festival të këngës së bukur shqiptare. Edhe pse u pohua më parë se për të arritur në këtë edicion ishte bërë një punë që kishte vijuar disa muaj përpara, sërish festivali në RTSH ngjalli shumë reagime. Festivalit edhe këtë vit i munguan emrat e njohur të këngës së lehtë ndër vite.

Nga 31 pjesëmarrësit në garë dominuan të rinjtë. Shumica prej atyre që ishin në garë, kishin zgjedhur të realizonin vetë tekstet dhe muzikën e këngës performuese, ndonëse pati edhe përjashtime. Kompozitori Spartak Tili “Mjeshtër i Madh” ish drejtues artistik i festivaleve në RTSH nga viti 1980 -1990, kompozitori Enver Shëngjergji “Mjeshtër i Madh”, kantautori Çlirim Denaj dhe dramaturgu Stefan Çapaliku shprehen me kritika për “Fest 62”, ku sipas tyre ka humbur kënga e bukur shqiptare.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/2024

Ata thonë si në këngë, moderim apo dhe pjesa e spektaklit linte shumë për të dëshiruar në festival. Krijuesit e njohur shprehen se përveç këngëve me tekste të dobëta dhe problemet në muzikë, edhe problemet teknike nuk munguan në netët e festivalit. Në natën e tretë u interpretuan këngët e vërteta shqiptare edhe pse me shumë mungesa të ikonave të këngës, dukej diferenca që kishte ajo natë e nostalgjisë me këngët në konkurrim në Festivalin e 62 në RTSH.

E zgjedhur nga publiku përmes televotimit këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2024”, që do të mbahet nga 7-11 maj në Malmo të Suedisë me këngën “Zemrën n’dorë”. Ndërsa mes 22 finalistëve çmimin e parë nga juria e festivalit e fitoi këngëtari nga Kosova Mal Retkoceri, me këngën “Çmendur”.

Kënga “Çmendur” është një kompozim i vet Malit, i cili po ashtu ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin. Festivali këtë vit u zhvillua në Pallatin e Kongreseve nga data 19 deri më 22 dhjetor. Anëtarët e jurisë  këtë vit ishin Shpëtim Kushta, Zana Shuteriqi, Helena Kadare, Nasha Lako, Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda, Indrit Mesiti, Victor Van Vought dhe Shkumbin Ahmetxheka.

Spartak Tili: Nuk ndjeva aromën e këngës shqiptare

Tags: festivalikenegtarekulture

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro