fbpx
Ad imageAd image

Do të donit pak reçel hurmash? Ja si përgatitet

Blloku min lexim

Hurma është një frut vjeshtak që mund të gjendet në treg që në fillim të muajit shtator. Ky frut i ëmbël është i përshtatshëm për përgatitjen e një reçeli të shijshëm në shtëpi.

Ndiqni hap pas hapi recetën.

- Advertisement -

Përbërësit:

1 kg hurma

- Advertisement -

800 gr sheqer

20 ml rum

- Advertisement -

Vanilje

Përgatitja:

Pritini në copa hurmat, duke u hequr farat dhe lëkurën.

Vendosini copat në një tenxhere dhe gatuajini në zjarr të ngadaltë. Hidhni 800 gr sheqer, pasi të jenë zbutur hurmat dhe përziejini 3 minuta.

Vazhdoni gatimin derisa përzierja të bëhet transparente.

Hidhni edhe disa pika ekstrakt vaniljeje, 20 ml rum dhe lëreni në zjarr për 10 minuta. Përziejeni hera pas here.

Hidhni hurmat në kavanoza të sterilizuar qelqi, sa janë ende të ngrohtë. Lërini një muaj të qëndrojnë në një vend të freskët, e të thatë, para se t’i konsumoni ato.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock