ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

I shkëputur prej vitesh nga Shqipëria dhe muzika, Vedat Ademi tregon jetën e re në SHBA

by Blloku
12/12/2023
Reading Time: 2 mins read
386 12
0
I shkëputur prej vitesh nga Shqipëria dhe muzika, Vedat Ademi tregon jetën e re në SHBA

Këngëtari shumë i dashur për publikun Vedat Ademi ka rrëfyer jetën e tij të re në Amerikë, ku është shpërngulur prej vitesh së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Ademi tha se vendimi për të emigruar erdhi spontanisht, pasi bashkëshortes së tij i doli Lotaria Amerikane. Ai më tej shtoi se fillimi për të ka qenë i vështirë, por tashmë që edhe kanë marrë pasaportat situata është edhe më e lehtë.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

“Ka vështirësitë e veta, por i kalon shumë shpejt dhe e gjetëm veten. Bashkëshortja aplikoi për lotari. I doli dhe u detyruam të vinim dhe ta bënim këtë sakrificë. Unë nuk e kam dashur shumë. Erdhi spontanisht. Duke qenë ekonomiste dhe me eksperiencë pune, e kishte më të lehtë fillimin. Aktualisht është në profesionin e saj dhe është shumë mirë. Për shumë vite edhe unë kam zhvilluar aktivitetin tim live, dhe erdhi një moment për një shkëputje pasi ishim lodhur shumë. Morëm vendimin të iknim dhe të merrnim pasaportën normalisht.

Sado që mund të jetë bukur këtej, karriera, shoqëria dhe familja janë andej dhe nuk ndihesh asnjë herë i plotësuar. Por kur bëhesh familjar ndryshon njeriu. Nuk duhet të bëhemi egoist dhe të mendojmë vetëm për veten”, tha Ademi.

Por a e vazhdon Vedat Ademi karrierën e tij në SHBA?

“Unë vazhdoj të kem aktivitetet të shpeshta në Amerikë. Jo me të njëjtin intensitet si në Shqipëri. Vazhdoj të bëj profesionin tim. Kushtet janë të mundura. Jam i lumtur që këtë vit të jem më i përkushtuar. Pandemia ka qenë i vështirë për të gjithë dhe do pak kohë që njeriu të rikthehet në normalitet”, tha këngëtari në një intervistë televizive.

Tags: amerikefamiljajetakarrieramuzikavEDAT aDEMI

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro