ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Keni probleme me kujtesën? Provoni këto dy përbërës

by Blloku
11/12/2023
Reading Time: 2 mins read
378 20
0
Keni probleme me kujtesën? Provoni këto dy përbërës

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetësore. Arrat dhe rozmarina përbëjnë recetën ideale të vlerave për një zemër të shëndetshme, kocka të forta, shëndet prej shkencëtari por mbi të gjitha kujtesë të fortë.

Arrat dhe Rozmarina janë të pasura me ushqyes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh. Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit.

Arrat përbëjnë një zgjedhje të mençur ushqimore sepse kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit siç janë sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit.

RELATED STORIES

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024
Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

26/08/2024

Arrat dhe Rozmarina parandalojnë sëmundjet koronare dhe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore mono-të-pangopura siç është acidi oleik.

Vlerat Kurative Për Shëndetin 

Shumë studime kanë treguar se këta ushqyes janë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gama e ushqyesve të rëndësishëm të arrave shtrihet edhe tek kockat. Acidet yndyrore i bëjnë arrat të jashtëzakonshme në rritjen e nivelit të përthithjes së kalciumit nga kockat.

Rozmarina ofron një spektër shumë të gjerë përfitimesh. Kjo barishte është e pasur me hekur, kalcium dhe fibër dietike. Ajo përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Disa prej përfitimeve shëndetësore të rozmarinës përfshijnë aftësinë e saj për të forcuar kujtesën, përmirësuar humorin, pakësuar inflamacionin, zbutur dhimbjen, mbrojtur sistemin imunitar, stimuluar qarkullimin e gjakut, pastruar organizmin, luftuar bakteret dhe infeksionet, parandaluar plakjen e parakohshme dhe shëruar lëkurën.

Përgatitja në Shtëpi

Përbërësit

2 filxhanë me arra të grira trashë
2 lugë gjelle me vaj ulliri
1 lugë gjelle me rozmarinë
Çerek luge çaji me kripë

Përgatitja

Ngroheni furrën paraprakisht në 180° C.  Hidhni arrat në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje. Spërkatini me rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri. Piqini deri sa arrat të marrin një ngjyrë kafe të artë për rreth 10-15 minuta.

Më pas mund t’i ruani në një enë të mbyllur hermetikisht dhe të ruajtur në temperaturë ambienti.

Tags: arrapergatitjarozmarineushqyes

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro