fbpx
Ad imageAd image

Jo vetëm të skuqur, ja si ti bëni specat e mbushur në furrë me djathë

Blloku min lexim

PËRBËRËSIT:

 4 speca të kuq të gjatë

- Advertisement -

 130-150 g djathë Scamorza (djathë lope)

 2 grushte ullinj pa bërthame

- Advertisement -

1-2 thelpinj hudhër

rigon, vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës

- Advertisement -

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Presim specat për së gjati, u heqim Farat dhe fijet. Njërën gjysmë e presim në kubikë shumë të vegjël, ndërsa gjysmat e tjera i vendosim në një tavë të lyer me pak fare vaj dhe i pjekim në furrë për rreth 20-30 minuta.

Ndërkohë, specat në kubikë i skuqim në një tigan me pak vaj ku më parë kemi skuqur hudhrat, të grira imët. I spërkatim me pak kripë dhe i lëmë në zjarr të mesëm për 5 minuta, duke i përzier shpesh me lugë druri. I heqim nga zjarri dhe i hedhim në një tas bashkë me ullinjtë dhe djathin të prerë në kubikë të vegjël. I përziejmë me lugë pasi t’i spërkasim me pak piper të zi dhe rigon. Nxjerrim specat nga furra, i mbushim me masën që kemi dhe i fusim në furrë, në funksionin grill, për pak minuta, derisa djathi të jetë shkrirë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO