Këngëtarja Linda Halimi është një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Kosova 2”, për shkak të deklaratave të saj të forta në lidhje me ngacmimet që i kanë bërë këngëtarët e famshëm shqiptarë.
Në një primet, ajo tha se këngëtari dhe banori i “BBVIP” Blero Muharremi e ka ngacmuar seksualisht.
Gjithashtu pas Prime, Linda nuk u ndal teksa tha se edhe reperi Ledri Vula e kishte ngacmuar në rrjetet sociale. Po ashtu ajo tha se shumë këngëtarë të famshëm kanë tradhtuar partneret e tyre dhe se e kanë ngacmuar atë.
Ndërsa gjatë një Prime, Linda nuk kurseu as konkurrentin Lumbardhi, për të cilin tha se e ka ngacmuar seksualisht.
“Ti ke dashur të ma fusësh gishtin, kush je ti me më thënë mua ‘ma lëpij gishtin’. Veç burrit tim ia lëpij gishtat e krejt”, i është drejtuar Linda me tone të ashpra Lumbardhit gjatë Prime-t.
Nisur nga deklaratat e Lindës, konkurrenti i “BBVIP Kosova 2”, Blerando është tallur keq me këngëtaren. Teksa artistja po kalonte dhe konkurrenti i ri Meridoni i hedh një vështrim, Blerando i thotë: “Mos e shih se del keq në Prime”.
@kicajera24 ❌#kicajera24 #fypシ ♬ original sound – ERA