ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Dhimbje në Kosovë për Liridonën/ Babai i Naimit: Po ta dija se e kishte vrarë ai , sot s’do ishte gjallë!

by Blloku
04/12/2023
Reading Time: 2 mins read
371 27
0
Dhimbje në Kosovë për Liridonën/ Babai i Naimit: Po ta dija se e kishte vrarë ai , sot s’do ishte gjallë!

“Po ta dija që e ka bërë djali im, ai sot nuk do të ishte gjallë”, nis kështu prononcimi i parë nga familja e Naim Murselit, porositësit të vrasjes së bashkëshortes së tij, me të cilën kishte dy fëmijë.

Babai i Naim Murselit në një intervistë për mediat në Kosovë shprehet se viktimën, Liridonës, që i dhuroi dy nipër, e ka dashur më shumë se vajzat e tij.

“Besoni as me Naimin as me vokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija.”

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Ai shprehet se ndjen dhimbjen e familjes së viktimës, teksa nuk mundet të mbajë lotët gjatë këtij rrëfimi.

“Unë jam me ata nuk jam me Naimin, nuk kam pas fytyrë me iu dalë përballë”, thekson ai.

Më tej, ai tregon momentin e përballjes me të vërtetën, duke theksuar se nuk kishte asnjë indicie për të kuptuar se ishte i biri organizator.

 “Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest¨,ka thënë ai.

Ai nuk “kursen” ndëshkimin ndaj të birit, duke thënë se do e merrte ai vetë hakun, nëse do të ishte në dijeni.

Liridona Ademi u vra nga Granit Plavaj, personi që i shoqi i premtoi 30 mijë euro për “ta hequr qafe”. Dëshmitarë të vrasjes makabre, të inskenuar si grabitje me pasojë vdekjen, ishin edhe dy djemtë e mitur të viktimës.

Tags: babailiridonaneim

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro