fbpx
Ad imageAd image

Ndodh edhe kjo! Kirurgu: Burri solli gruan dhe të dashurën njëkohësisht në klinikë

Blloku min lexim

Skerdi Faria doktori më i njohur për ndërhyrjet estetike, ka qenë i ftuar tek “Top Albania Radio” ku ka folur për ndërhyrjet më të shpeshta që kërkohen në klinikë.

Në vend të parë është si gjithmonë operacioni i hundës, pastaj vijon me operacionet e gjoksit sepse janë disa lloje. Gocat e reja zakonisht bëjnë zmadhim gjoksi, “lifting” me ose pa proteza. Është një kategori tjetër ku femra bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale, reduktim i gjoksit që shpesh e bëjnë jo vetëm për anën estetike por më tepër nga ana shëndetësore”.

- Advertisement -

Gjithashtu doktori ka folur edhe për një rast të papritur pasi një burrë kishte sjellë edhe gruan edhe të dashurën për të bërë ndërhyrje estetike. Fillimisht Skerdin e kanë pyetur nëse vajzat shkojnë bashkë me partnerin dhe ai ua paguan ndërhyrjen:

Ndodh që në klinikë të vijë një zotëri, i dashuri, i fejuari, bashkëshorti dhe të paguajë për partneren? Pra nuk e marrin si ofendim?

- Advertisement -

 “Vijnë shpesh, sidomos gjatë verës nga jashtë. Emigrantët të cilët sjellin të dashurën ose të fejuarën i bëjnë dhuratë një ndërhyrje kirurgjikale. Ka qenë njëherë që në të njëjtën ditë një zotëri solli operoi dhe gruan dhe të dashurën. Ato ndodheshin në dy dhoma të ndryshme në repart, në fillim hyri tek njëra për ta parë, pastaj tek tjetra për ta përshëndetur”, tha Skerdi.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO