ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

“Unë nuk jam debile”/Sherr mes Fifit dhe Gracianos në prova: Publiku ha ça i serviret

by Blloku
22/11/2023
Reading Time: 3 mins read
394 4
0
“Unë nuk jam debile”/Sherr mes Fifit dhe Gracianos në prova: Publiku ha ça i serviret

Fifi nuk është e kënaqur me vlerësimet e jurisë së “DWTS” për performancat e saj deri tani. Gjatë provave ditore ajo ka biseduar me partnerin e saj Gracianon, duke u shprehur se nuk e kupton vlerësimin e jurisë në terma, i cili nuk përkthehet kurrë në pikë.

Graciano: Do bashkohemi së bashku kështu si valsi. Edhe në vals shumë mirë ke qenë, nuk hidhet për një devijim të shpinës e gjithë koreografia poshtë.

Fifi: Mu hodh. Mu hodh koreografia poshtë sepse më thanë që s’ke pas qëndrim valsi. Nuk ke pasur posturë valsi dhe absolutisht kam marrë një 5 dhe një 6 nga profesionistët. Në një vals ku të gjithë klasin e paskan kaq të madh dhe kanë marrë 38 pikë, unë kam marrë 24.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

Graciano: Të të them që s’ke të drejtë, s’ta them dot.

Fifi: Këtë radhë nuk do merrem me hapat, do të merrem me posturën time. Sepse këmbët s’po mi shifkan, po më shikojnë vetëm posturën dhe fytyrën. Sepse edhe kur kemi dalë mirë, mua vetëm fytyrën dhe krahët më shihnin, hapat që i kam pasur saktë ‘bye bye’. Kështu që ma sill të lutem një leckë ta vëmë në shpinë sepse ndoshta drejtohemi. Unë jam shumë e acaruar dhe shumë e lënduar.

Graciano: Ke shumë të drejtë aman, unë si profesionist qëndimin që ke pasur dhe qëndrimin e duarve dhe të këmbëve…

Fifi: Pse se kam pasur edhe te tango? Tango ime me tango e Enxhit kanë qenë dy kërcime teknikisht të vështira, super të arrira, super të ashtu, super të kështu dhe u votuan siç u votuan. 34 pikë unë, 34 pikë Enxhi. Dhe të votohet një foxtrot dhe një vals ashtu, për mua është… nuk e di. Elegante, shumë e bukur, ulu 10. Ndërsa ti super seksi, super sensuale, ulu 8. Sikur nuk po më rri… Masandej më thonë ‘ne presim nga ty’. Më fal, por nëse ti pret nga unë nuk duhet të më japësh 6. Ti duhet të më motivosh mua, nuk më motivon me 5 pikë. Tani unë do të bëjë edhe vals edhe foxtrot edhe tango dhe bravo, ulu 5. Si do t’ja bëjmë?!

Graciano: Unë nuk jam natyrë që flas shumë sepse në fund të ditës kemi edhe një juri super mega profesioniste. Të gjithë aty janë për një arsye dhe ne nuk kemi të drejtë t’i gjykojmë, ama unë e bërtas fortë kur puna jote në këtë rast, e imja apo e Luixhinos nuk vlerësohet aq shumë sa duhet. E kuptoj se është e vështirë dhe ty të del shpirti gjatë gjithë javës dhe në fund të thonë shumë mirë dhe të japin ato pikë. Por mos harro që ke edhe një publik mbrapa.

Fifi: Publiku ha atë çfarë i serviret. Nëse ata thonë mirë dhe në fund 8, ata thonë s’bën për këtë punë.

Graciano: Kush e thotë këtë?

Fifi: Tani a po flasim për publikun? Unë nuk jam debile.

Tags: dancing with the starsDebatefifigracioanokercimprovapubliku

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro