Këtë javë pritet që e premtja të rikthejë reshjet, ndërsa e shtuna do të sjellë depërtimin e një mase ajrore polare. Në zonat malore do të bjerë borë kurse në zonat e ulëta rikthehen reshjet e shiut.
Lajda Porja: Ditët e tjera të mbetura të nëntorit do të mbeten në temperatura tipike të nëntorit. Deri më tani kemi qenë me temperatura shumë më të larta, kemi qenë me 3-4 gradë, në disa zona me 5 gradë. Sot parashikohet që të jetë një ditë me diell, reshjet kanë pushuar mbrëmë gjatë natës. Do jetë një ditë me diell, temperaturat do jenë rreth vlerës 22-23 gradë por nga nesër rinisin reshjet.
Lajda Porja: Mund të them që e shtuna do të jetë sidomos duke qenë se do ketë edhe reshje dëbore në zonat malore, reshje shiu në ultësirë dhe ne do ta ndiejmë fiks siç themi uh si kohë bore se në Tiranë do të bjerë shi, lagështira. Në zonat malore në 850-900 metra do bjerë dëbora.
Për ata që duan të kalojë fundjavën në dëborë, meteorologia thotë se Kolashini do të jetë një nga zonat që shtresa e bardhë do ta mbulojë që këtë të shtunë.