ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Zjarri në Elbasan/ Eksperti ngre alarmin: Janë djegur lëndë kancerogjene

by Blloku
08/11/2023
Reading Time: 2 mins read
386 12
0
Zjarri në Elbasan/ Eksperti ngre alarmin: Janë djegur lëndë kancerogjene

Pas rreth 20 orësh, është shuar zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”. Report Tv solli pamjet teksa tymi përhapej në ajër, duke shkaktuar ndotje për të dytën ditë radhazi në Elbasan.

Ambientalisti nga Elbasani, Ahmet Mehmeti në një intervistë për Studio Live në  me gazetarin Arbër Hitaj tha se substancat që janë përhapur në ajër janë shumë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, e madje edhe kancerogjene. Sipas ekspertit janë djegur lëndë që janë shumë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

“Mendohet se atje krahas hekurishteve të skrapit mund të ketë dhe ka bateri akumulatorë që kanë në përbërje të tyre substanca të tilla që dëmtojnë shëndetin e njerëzve sidomos është plumbi, kadiumi janë substanca që  kur digjen emetohen edh enë ajër ato dëmtojnë edhe ujërat dhe nëpërmjet ujërave edhe tokën, janë substanca të rrezikshme ato ndikojnë, jo vetëm në lëkurë në sy, në mukoza, veshkat mëlçinë e zezë por edhe në helmimin e gjakut dhe kur vazhdojnë për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë dhe sëmundje kanceroze. Është një nga ndotjet më katastrofike për shumëzime e saj, për nivelin e saj për tymin që ka nxjerrë dhe mbeturinat që ka nxjerrë në formë pluhuri. Dje dhje sot janë vënë re që nga deti Adriatik dukej ajo kërpudha helmuese që tregon mosbzatim të rregullave dhe mosbzatim të ligjit.’- tha Mehmeti.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024


Zjarri me përmasa të mëdha që përfshiu pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit ditën e djeshme (6 nëntor) ra në ambientet e jashtme të fabrikës së “Kurum” dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar. Blutë, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve deri në shuarjen e tyre mesditën e sotme. 

Tags: elbasanZjarri

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro