Salsano Rrapi një nga aktorët e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ka qenë në një intervistë në “Wake Up”, për të treguar emocionet dhe eksperiencën e tij në prodhimin e parë filmik të Top Channel Films.
Ai është një ndër aktorët më të përfolur për një skenë pikante në film, e pazakontë, por që të bën të qeshësh pafund.
Ai u pyet nëse Ndricim Xhepa ishte prezent në momentin më të sikletsghëm të filmit, (bëhet fjalë për një skenë ku Salsano në rolin e Enos “i pret” organin gjenital Ndriçim Xhepës në rolin e Nikut, babait të Olta Gixharit).
Salsano tha që ishte dhe qesh.
Sakaq kujtojmë se Salsano më herët pati thënë që “personazhi im bën diçka që shkon përtej asaj që mund të ishte e pranueshme shoqërisht”.
Ndërsa më tutje ka rrëfyer se për skenën më pikante të filmit që ishte “skena e zezë”, ka bërë katër dubla dhe se ishte zgjedhur dubla e dytë apo e tretë.
Sipas tij për realizimin e kësaj skene, ruheshin që të mos ishte banale apo e tepruar, por ishte diçka e këndshme për situatat e krijuara deri në atë moment.