Një nënë në Britani i ka ndaluar gjyshërit t’i ndryshojnë pelenën fëmijës së saj për të mbrojtur privatësinë e tij. Mamaja shkoi në forumin popullor të prindërve Mumsnet për të shprehur shqetësimin e saj pasi vjehrra vendosi ta ndihmonte për që t’i ndryshonte pelenën të porsalindurit.
“Jam shumë e prirur për mbrojtjen e privatësisë së foshnjës sime dhe preferoj që vetëm unë dhe partneri im të jenë ata që do të ndryshojnë pelenën djalit tim. E kuptoj nëse ne nuk do jemi në dispozicion kur të shkojë në çerdhe apo nëse një dado do të kujdeset për fëmijët, por ky moment nuk ka ndodhur ende”, tha ajo.
Megjithatë, për këtë vendim të saj shumë përdorues i thanë mamasë së re se ajo po merrte vendime të tepruara, ndërsa këmbëngulën se foshnjat nuk kishin nevojë për miratim.