ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

E Dhimbshme! 3-vjeçari në Tiranë humb jetën nga mjekimi i gabuar i dentistit: Iu helmua mëlçia

by Blloku
05/10/2023
Reading Time: 2 mins read
382 16
0
E Dhimbshme! 3-vjeçari në Tiranë humb jetën nga mjekimi i gabuar i dentistit: Iu helmua mëlçia

Një 3-vjeçar ka humbur jetën tre ditë më parë në Tiranë. Sipas prindërve, dyshohet se fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze në klinikën dentare.

Bëhet e ditur se prindërit e 3-vjeçarit kanë bërë denoncimin në komisariatin Nr.4 ndaj klinikës. I ati i 3-vjeçarit Guri Spahiu akuzon klinikën dentare private në pronësi të R.Xh. në Rrugën e Kavajës.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Mësohet se pasi mjeku i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmijës duhet t’i rregullohen 13-14 dhëmbë. E për këtë shkak, është vendosur të ndërhyhet me narkozë totale. Pasi ka përfunduar ndërhyrja, fëmija nuk është zgjuar.

Rreth ngjarjes ka folur edhe gjyshi i të miturit që humbi fatkeqësisht jetën.

“Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As Policia e Shtetit, as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehurazi për interesa të tyre. Duam drejtësi.

Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë, nuk ka patur ndonjë problem më parë.

E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem. Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 e morëm mjekun në telefon se hapte as telefnonin që ta pyesnim çfarë të bënim”, është shprehur gjyshi.

Më tutje daja tregon se  në spital  i kishin thënë se i është helmuar mëlçia nga mjekimi tek dentisti.

“Jam daja i djalit, kishte 3-4 dhëmbë të prishur, na ankohej se nuk hante bukë. Pyetëm shumë veta me anestezi, mjekë zemre, shkuam te Roland Xhaxho dy tre herë, bashkë me gocën i kanë trajtuar 14 dhëmbë djalit, e mbajtën 4 orë në sallë dhe na e dha çunin në gjendje kome, të rënduar. Na tha që ishte një gjendje normale për shkak të anestezisë. Kur e çuam te pediatria e futën direkt te reanimacioni pa puls. Mjeket bënë ta pamundurën, thanë se nëse do e kishim çuar më parë do kishte shpëtuar, i ishte helmuar mëlçia. Vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, do të bëjmë të pamundurën që ai të mos e kalojë kaq lehtë”

Tags: dentistiFemijeVdes

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro