fbpx
Ad imageAd image

A është supa, ushqimi i duhur kur keni ethe? Kemi disa këshilla për ju

Blloku min lexim

Supa është ushqimi më i këshilluar nga mjekët, të paktën për një vaktë në ditë. Madje edhe gjyshërit tanë na e sugjeronin supën kur ishim të sëmurë. Por, edhe pse konsiderohet si një ushqimi i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet nga lloji i supës. Në disa raste, disa lloje supe mund të përkeqësojnë simptomat tuaja.

- Advertisement -

Më poshtë janë disa nga rastet kur nuk duhet të përdorim supë.

Nëse ethet janë shkaktuar nga një virus i stomakut dhe jeni duke përjetuar të vjella dhe diarre, qëndroni larg supave me bazë qumështi. Produktet e qumështit mund të përkeqësojnë diarrenë dhe këto supa nuk bëjnë përjashtim.

- Advertisement -

Nëse keni temperaturë të lartë dhe nuk keni oreks, ose nëse keni dhimbje të forta fyti, skuqje të pashpjegueshme ose të vjella të vazhdueshme së bashku me temperaturë, është mirë të konsultoheni me një mjek.

Supat që janë pikante ose me bazë domatesh mund të përkeqësojnë dhimbjen e fytit, kështu që nëse temperatura juaj shoqërohet me gërvishtje të fytit, shmangni këta irritues të mundshëm.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock