fbpx
Ad imageAd image

Donte ta ndante nga gruaja, Cher akuzohet se inskenoi rrëmbimin e djalit të saj

Blloku min lexim

Këngëtarja e njohur Cher është në telashe, pasi po përballet me akuza të rënda ligjore. Mësohet se është akuzuar për punësimin e 4 burrave që të rrëmbenin djalin e saj, Ellijah Blue Allman, në një dhomë hoteli në New York.

- Advertisement -

Duket e pabesueshme, por Cher rrëmbeu djalin për ta ndaluar atë të pajtohej me bashkëshorten me të cilën ishte zënë. Padia është ngritur nga bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces divorci.
 
Gruaja e tij, Maria Angela King bëri deklaratën befasuese në një dokument gjyqësor të dërguar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles. Sipas dokumenteve, të siguruara nga ET, King pretendon se Cher punësoi 4 persona për të zhvendosur Allman nga dhoma e hotelit natën e përvjetorit të martesës së tyre.

Seanca gjyqësore është caktuar më 27 tetor në Los Angeles. Padia është ngritur në dhjetor, por tani kanë dalë në dritë dokumentet.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock