Me një lajm të tmerrshëm u zgjua Kosova mëngjesin e 24 shtatorit, një polic u vra në krye të detyrë pabesisht nga grupet serbe. Gjithashtu 3 efektivë të tjerë mbetën të plagosur gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.
Gjithçka nisi rreth orës 02:34 të mëngjesit kur në urën në hyrje të fshatit Banjskë ishin vendosur dy kamionë të tonazhit të rëndë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Tre njësi të policisë që shkuan në vendin e ngjarjes u sulmuan me armë zjarri, përfshirë bombat e dorës dhe armë të tjera të rënda.
Autoritetet konfirmuan se mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, dhe dy të tjerë të plagosen. Policia e Kosovës iu përgjigj sulmit dhe arriti të zmbrapste sulmin fillestar për tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.
Në Kosovë e përtej u vu alarmi. Zveçani u la me gjak lirie. Reagime të shumta pati nga institucionet e figurat publike kombëtra e ndërkombëtare. Ndërsa nuk kanë munguar as reagimet e VIP-ave të cilët shprehin dhimbjen për këtë ngjarje dhe kërkojnë drejtësi.
I pari që ka reaguar është rreperi Don Xhoni përmes nj postimi në rrjetet sociale.
Pas tij ka reaguar Morena Taraku, Ledri Vula i cili ka publikuar një foto të viktimë gjatë kohës kur ka qenë në shërbim.
Tayna ka publikuar sloganin “Të vdesësh për atdhe është sikur të lindësh përsëri”, fjalë të kushtuara në lavdi të të ndjerit.
Gjithashtu ka reaguar Stresi me postimin ku shkruan “Ngushëllime familjes Bunjaku, respekte për Policinë e Kosovës”. Kanë reaguar edhe Kida, Ermal Fejzullahu dhe Mozzik.
Në këtë kudër edhe ne bashkohemi me dhimbjen e familjes së viktimës dhe urojmë që Kosova të gjej paqe!