ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Sonte nata e meshës së madhe në kishën e Shën Antonit në Laç

by Blloku
12/06/2023
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Sonte nata e meshës së madhe në kishën e Shën Antonit në Laç

Do të mbahet sonte mesha e madhe e cila finalizon 13 të martat e shenjta në kishën e Shën Antonit në qytetin e Laçit.

Mesha do të kremtohet në vigjilje të orës 12 në mesnatë duke hyrë data 13 ku mijëra besimtarë të të gjitha feve do të shkojnë në pelegrinazh.

Ky pelegrinazh zhvillohet në emër të të sakrificës dhe lutjeje ose falënderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/2024

Por çfarë është rituali i 13­ të martave të shenjta?

Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13­ të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout.

Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet te gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Të gjithë besimtarët përshkojnë këto pjesë të shenjta të pelegrinazhit me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou ( Shën Antoni ).

Tags: Kisha e Shën AntonitLaçpelegrinazh

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro