fbpx
Ad imageAd image

Me not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo merr certifikatën “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”

Blloku min lexim

Eva Buzo, sportistja me origjinë shqiptare, me profesion avokate sot është pritur nga kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, ku i është dorëzuar certifikata “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”.

Po ashtu në ambientet e bashkisë ka qenë dhe presidenti i shoqatës së notit Agim Çiraku, ku i është dorëzuar dhe kupa nga shoqata Shqiptare e Notit “Mirënjohje për Eva Buzon”.

- Advertisement -

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka falenderuar Eva Buzon për atë që ajo ka arritur duke vendosur një rekord absolut duke lidhur dy brigjet Itali – Shqipëri me not.

“Po ashtu jemi shumë krenar dhe ne”, shprehet Dredha, “që kemi qenë pjesë e këtij udhëtimi duke dhënë asistencën tonë, por dhe duke promovuar vlerat që ka qyteti i Vlorës. Gjithashtu ka falenderuar dhe shoqëruesit e Evës përgjatë gjithë udhëtimit, që nga Baçi dhe Viktori, peshkatarët që i kanë qëndruar pranë. Po ashtu shkëmbi ku Eva preku në Karaburun do të pagëzohet “shkëmbi Eva”.

- Advertisement -

Ndërkohë, mes emocioneve, Eva është shprehur se i shpreh mirënjohje Bashkisë së Vlorës.

“Sot dua të flas me zërin e gjithë vajzave që merren me sport. Kam kujtime të fëmijërisë kur gjyshi im vinte në çdo aktivitet sportiv, ku unë merrja pjesë dhe plot krenari i tregoja medaljet që merrja që fëmijë. Pikërisht këto medalje më rritën kofidencën, jo vetëm në fushën e sportit, por dhe atë profesionale. Arritjet e mia sot janë rezultat i punës së madhe që kam bërë që në moshë të herët me veten. Sot jam një femër e fortë, që pëlqej sfidat dhe u them të gjithë femrave ‘forconi konfidencën, rrisni besimin dhe pranoni sfidat’”, u shpreh Buzo.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO