Gazetari i njohur Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit një moment shumë delikat. Teksa ka postuar një video ku shfaq defektet në trup, Ronaldo pranon se prej disa vitesh ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Ai tregon se nuk është kujdesur siç duhet për trupin, duke ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por tani ka vendosur të ndryshojë. Ronaldo zbulon se ka nisur palestrën dhe ka reduktuar ushqimet që nuk i bëjnë mirë.
Në këtë periudhë postimesh me foto perfekte pa celulit në plazh, po zgjedh të publikojë diçka reale nga jeta ime.
Po, ky dhe kështu jam unë. Të paktën për një periudhë 2-3 vjeçare, deri në ato ditë që kam xhiruar veten në një gjendje të rënduar psikologjike, ku më pas mu desh të merrja vendimin për të nisur palestrën. Mendoja se forca e urisë për të ngrënë dhe pirë pislliqe orar pa orar ishte më e madhe se unë dhe më ka udhëhequr për një kohë shumë të gjatë.
Këtë periudhë të gjatë e kam shijuar shumë për shkak se haja kur doja dhe çfarë doja, por dhe kam qarë shumë për shkak të komenteve. Njerëz, hiqni dorë nga ushqimet e shpejta në rrugë, hiqni dorë nga pijet me gaz dhe ngrënia pa orar. Ju mund ta kontrolloni veten dhe urinë tuaj, mos përfundoni si unë ku sot, më duket sikur po nis jetën nga e para pasi më duhet shumë punë të normalizojë trupin tim.
Faza e parë është pranimi. Unë e pranova veten, faza e dytë është të filloni të ndryshoni. Ju dua.