fbpx
Ad imageAd image

Braktisi të fejuarën për shoqen e saj të ngushtë, futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë!

Blloku min lexim

Ditën e sotme, futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram.

“08.08.2024”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit, ndërsa në foto shfaqet vetë i veshur si dhëndër dhe partnerja e tij, nuse.

- Advertisement -
mb

Kujtojmë se Berisha është përfolur disa muaj më parë, pasi ish e fejuara e tij rrëfeu publikisht se futbollisti e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.

Vesa Vllasaliu deklaroi se e ka vuajtur shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

- Advertisement -

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha para disa muajsh modelja.

vesa vllasaliu mergim berisha5

Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.

- Advertisement -

Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.

Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.

I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock