ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

U dhunua nga motrat Berisha/ Klea Prenga shfaqet me qepje : S’ta kam marrë burrin se nuk ke familje

by Blloku
09/08/2024
Reading Time: 2 mins read
387 12
0
U dhunua nga motrat Berisha/ Klea Prenga shfaqet me qepje : S’ta kam marrë burrin se nuk ke familje

Klea Prenga, vajza 24-vjeçare, e cila u dhunua barbarisht nga motrat, Antonela dhe Mariela Berisha ka reaguar sërish, madje duke publikuar edhe një foto tjetër të fytyrës. Në postimin e radhës, e reja adreson pretendimet se ishte dhunuar për shkak se kishte një lidhje me bashkëshortin e Marielës, ky i fundit i njohur si Mir Pepa.

Por në reagimin e saj, 24-vjeçarja thotë se nuk ka hyrë në asnjë familje pasi personi që e ka sulmuar “nuk ka burrë”. Madje jep edhe disa këshilla për motrat Berisha, duke theksuar se të gjithën mund ta kishin zgjidhur së bashku duke komunikuar, e jo duke përdorur dhunë. 

Klea Prenga shkruan:

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024
U dhunua nga motrat Berisha/ Klea Prenga shfaqet me qepje në fytyrë!

Akuza të rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ata nuk arrijnë dot të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjedhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet.

Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflekton më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta. Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm. Në vend që të lejoj që këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh që të qëndroj e fortë, e qetë e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevojë të përfshihem në lojrat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqëndruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin dhe duke mos u lejuar që negativiteti i të tjerëve të më rrëzojë.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar. Pritet që edhe motrat të japin versionin e tyre lidhur me ngjarjen, por deri më tani dyshohet se arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa. Megjithatë deri tani versionet janë të ndryshme.

Tags: Antonela dhe Mariela Berisha ka reaguar sërishe cila u dhunua barbarisht nga motratKlea Prengavajza 24-vjeçare

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro