Ka ndërruar jetë gjyshi i ish-banorës Efi Dhedhes e cila ditën e djeshme denoncoi Urgjencën pasi nuk i dërgonin ambulancën edhe pse gjyshi i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht i moshuari, Selfo Mancellari ka ndëruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka ndarë vetë Efi e cila shkuan se “U prehsh në paqe gjyshi im. RIP Selfo Mancellari”.
Ish-banorja e Big Brother VIP, Efi Dhedhes ditën e djeshme e revoltuar denoncoi rastin urgjent pasi gjyshi i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kishte nevojë urgjente për mjekim.
Ajo tregoi se telefonoi ambulancën për ta transportuar gjyshin në spital, por askush nuk është interesuar, i kanë kërkuar të dhëna “idiote” si e quan ajo duke i humbur kohën e fundit që i kishte mbetur për të kaluar me gjyshin e saj.