fbpx
Ad imageAd image

Kujdes kur i zgjidhni, edhe letrat higjenike me përmbajtje kimikatesh!

Blloku min lexim

 Sipas një studimi të sapo botuar në “Environmental Science & Technology Letters”, ka shumë arsye për t’u shqetësuar për letrat higjenike: një pjesë e madhe e tyre, duke përfshirë markat kryesore më të shitura në mbarë botën, rezulton të jetë një tjetër burim i substancave polifluoroalkile (PFAS).

Të njohura gjithashtu si “kimikatet e përjetëshme”, ato lidhen me një sërë sëmundjesh shëndetësore, duke përfshirë: fertilitetin, hipertensionin tek grate shtatzëna, rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, vonesat në zhvillim tek fëmijët, peshën e ulët të lindjes, parregullsitë hormonale, kolesterolin e lartë, efektivitetin e reduktuar të sistemit imunitar, raporton  “Time Magazine.

- Advertisement -

PFAS gjenden pothuajse kudo: në sapunë, shampo, produkte pastrimi, veshje, ambalazhe ushqimore, plastikë dhe, siç kanë zbuluar studimet e fundit edhe në produktet menstruale, duke përfshirë tamponët.

Studimi i ri, i udhëhequr nga Timothy Townsend i Departamentit të Shkencave të Inxhinierisë Mjedisore në Universitetin e Floridës në Gainesville, mori mostra të dy markave të disponueshme në treg të letrës higjienike duke kërkuar për praninë e 34 llojeve të ndryshme të PFAS.

- Advertisement -

Forma të ndryshme të kimikatit përdoren në prodhimin e letrës, duke shërbyer si agjentë lagështues për të rritur efikasitetin e procesit të tulëzimit.

“Rezultatet tona sugjerojnë që letra higjienike duhet të konsiderohet si një burim potencialisht kryesor i PFAS që hyn në sistemet e ujërave të zeza,” shkruajnë studiuesit.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock