ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Moderatorja e njohur flet për babanë e ndjerë: Është akoma shumë e vështirë edhe pse

by Blloku
02/08/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Moderatorja e njohur flet për babanë e ndjerë: Është akoma shumë e vështirë edhe pse

Moderatorja Dojna Mema, ka ndarë së fundmi një rrëfim të ndjerë mbi humbjen e babait të saj, i cili u nda nga jeta pesë vite më parë nga një sëmundje e rëndë.

Dojna kujtoi periudhën e vështirë kur humbi babanë, duke rrëfyer se humbja e tij i ka dhënë një forcë të brendshme që e ndihmon të ngrihet pas çdo rrëzimi, si në jetë ashtu edhe në profesion.

“Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë. Më duket se qëkur babi iku nga kjo botë dhe shkoi në tjetrën unë kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem, sa herë që rrëzohem. Gjatë gjithë kohës më thotë: “Shiko, se kjo që ndodhi e ty të duket kaq e keqe ndodhi për një gjë më të mirë. Dhe kjo është ndoshta e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh, forca e mbinatyrshme që njerëzit nuk e kuptojnë nga u vjen. Unë e di që më vjen nga një engjëll.” tha Dojna.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

Ajo rrëfeu në një intervistë për ‘Sol’ se e dinte që babai i saj nuk do të dëshironte ta shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ndaj dhe u rikthye në ekran tri ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

“E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë,” tha ajo.

Megjithëse kanë kaluar disa vite, moderatorja është shprehur se çdo ditë mbetet e vështirë për të.

“Është akoma shumë e vështirë humbja e tij pavarësisht se kanë kaluar 5 vite. Me kohën nuk bëhet më e thjeshtë. Je thjesht ti që mësohesh me faktin se nuk e ke më atë person, koha nuk e shëron mungesën e atij njeriu. Por, e ndjej të pranishëm kudo dhe më mban shumë të fortë. E gjithë forma e tij fizike është brenda meje, truri i tij është truri im, dora e tij është dora ime, është shumë e çuditshme për tu shpjeguar.” përfundoi moderatorja.

Tags: ka ndarë së fundmi një rrëfim të ndjerë mbi humbjen e babait të sajModeratorja Dojna Mema

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro