Një numër gjithnjë në rritje e prindërve në Izrael po kërkojnë që të ngrihet sperma e djemve të tyre të vrarë.
Disa rregulla për të kryer procedurën janë lehtësuar pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, por shumë janë të zemëruar me proceset e gjata ligjore me të cilat po përballen.
Ka shumë familje që kanë ngrirë spermën e djemve të tyre që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit në Izrael. Që nga fillimi i luftës, sperma është marrë nga gati 170 të rinj, civilë dhe ushtarë.
Procesi përfshin prerjeje në testikul dhe heqjen e një pjese të vogël të indit, nga e cila qelizat e gjalla të spermës mund të izolohen më pas në një laborator dhe të ngrihen. Normat e suksesit për marrjen e qelizave janë më të larta nëse bëhet brenda 24 orëve pas vdekjes, megjithëse ato mund të jetojnë deri në 72 orë.
Në tetor, ministria izraelite e Shëndetësisë hoqi dorë nga kërkesa që prindërit të merrnin urdhër gjykate për të vazhduar me procedurën. Ndërkohë që është bërë më e lehtë të kryhet ky proces, të vejat ose prindërit që duan ta përdorin atë në ngjizjen e një fëmije duhet të demonstrojnë në gjykatë se i ndjeri donte të kishte fëmijë.