Fatmir Spahiu, artist, ka folur në të T7 edhe për filmin “Cold November”, ku tha që është filmi i parë kosovar në Netflix.
Madje, ai tha që ky film është shfaqur edhe në Hagë.
Spahiu ka folur për potencialin e madh të cilin e ka kinematografia kosovare.
“Njerëzit e filmit, ne kemi në 10 vitet e kalune një shpërthim kinematografik në filma artistik që nuk bien shumë shikueshmëri, por që kanë një prezencë të jashtëzakonshme në festivale botërore, festivale kategorisë A. Vetëm pak vite më përpara kemi qenë 2cm larg Oscarit, nominimi i filmit Zgjoi, me komplet 100% potencial kosovar”.
“Filmi ku unë jam producent, Cold November është filmi parë kosovar në Netflix që flet për fillimin e aparteidit, është film politik që ka rrëfim politik. Më vjen keq që nuk e keni pa, është film fenomenal. Film që është shfaqur ndër të tjerash edhe në Hagë”, ka thënë ai.