ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Shpat Kasapi flet për humbjen e babait: “Me muzikë kalova depresionin”

by BllokuTV
21/07/2024
Reading Time: 5 mins read
382 16
0
Shpat Kasapi flet për humbjen e babait: “Me muzikë kalova depresionin”

Shpat Kasapi, i ftuar në “S’e Luan Topi”, përballë moderatores Erjona Rusi, rrëfeu dhimbjen e humbjes së të atit, i cili ndërroi jetë kur këngëtari ishte vetëm 13 vjeç. Shpati u shpreh se e përjetoi shumë keq humbjen e tij dhe se e ka peng që ai nuk e pa gjatë rrugëtimit si artist.

“Kur je i vogël, çfarë ndodh…Ti nuk mendon shumë gjatë asaj periudhe, sepse i kishim kushtet e mira, shyqyr Zotit. Çdo herë, nëna ime ka punuar për ne. Pas një viti pas ndarjes së babait, unë fillova me muzikë, me diçka që e kalova atë depresionin. Kur je më i madh, e përjeton më keq. Kështu mendoj unë. Ndoshta dhe se ishim në kushte të mira. Nuk na la babai keq, na la shumë mirë. Punonte për ne. Është kujdesur për ne në maksimum. Kështu që, u them të gjithë atyre familjarëve, baballarëve në përgjithësi, nënave po e po, që kanë fëmijë ta quajnë familjen e shenjtë sepse s’i dihet jetës”, tha këngëtari.

View this post on Instagram

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)

Më tej, ai tregoi se çfarë i mungon nga i ati dhe përgjigjja qe paksa e papritur. Këngëtarit i mungon ‘shpulla se ka qenë një fëmijë rrëmujaxhi’.

“ Çfarë të mungon më shumë nga babi?”, e pyeti moderatorja dhe Shpati ia ktheu:

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

“Shpulla. Kam qenë shumë rrëmujaxhi si fëmijë. Vetëm një herë më bërtiste dhe mami thoshte: “Shyqyr erdhi ky ta qetësojë, se nuk qetësohet Shpati”, u shpreh ai duke qeshur.

Mandej, Shpati përshkroi të atin, e cili e donte artin, muzikën dhe njerëzit:

“E donte muzikën, e donte artin. I donte njerëzit. Kishte njerëz të mirë rreth vetes. Babi bënte dhe shfaqje në atë kohë, shfaqje me artistë të njohur të skenës asokohe. Ishte dhe biznesmen, por e donte artin shumë. Herën e parë më ka marrë në Pogradec, në kohën e trazirave dhe atëherë na thyen makinën. Ishte koha e revolucionit, që u rrëzua regjimi. I mbaj mend si sot të gjitha ato përjetimet. Më thoshte: “Këtu jemi në Pogradec. Këtu jemi në kufi”. Më shpjegonte fshatrat. Ka qenë vërtet njeri i dashur për të gjithë. Por unë them çdo herë, nëna është motori i shtëpisë, po kur humb babin, ke humbur burrërinë gjatë periudhës më të mirë të jetës tënde. Pastaj i vuan këto vetë dhe bëhesh më i fortë”, tha këngëtari.

Ai shprehu edhe keqardhjen që i ati nuk mund ta shihte djalin e suksesshëm që është sot. “Për këtë më vjen më tepër keq nga të gjitha. Gjithmonë them: “Po të jetonte dhe pak?”. Jeta i ka këto”, përfundoi Shpati.

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro