“U shokova kur…”/ “Mollë sherri” mes Bardhit dhe ish-menaxherit të tij, reagon Sara!

Blloku
Nga
min lexim

Sara Gjordeni ka reaguar pas thashemeve se ishte pikërisht ajo “molla e sherrit” që çoi në përfundimin e kontratës mes Bardhit dhe menaxherit të tij, Jetmir Agaj, i cili doli hapur kundër lidhjes së tyre teksa çifti ishin në Big Brother Vip.

Ish-Missi, e cila është në pritje të ëmbël dhe së shpejtë do të sjellë në jetë vajzën, është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien e Bardhit me ish-menaxherin e tij.

Ajo teksoi se u shokua kur doli nga shtëpia e Big Brothet Vip dhe zbuloi ofendimet që Jetmiri kishte bërv kundrejt saj, por theksoi se kurrë nuk ka ndërhyrë në raportin mes tyre.

“Bardhi është i rritur vetë dhe nuk i merr gruas dorën se çfarë bën me karrierën e tij. Unë jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, theksoi ajo.

Gjithashtu shtoi se Bardhi dhe ish-menaxheri i tij janë ndarë për çështje biznesi.

“Jam duke duruar prej kohesh ofendime fyerje dhe shpifje mbi kurrizin tim per cdo gje qe i perket bardhit por ka ardhur koha te flas; Une nuk kam lidhje me marredhenien e Babdhit dhe Jetmirit. Pakenaqesite e mia ne lidhje me kete te fundit, kane qene mbi ato qe ka folur per mua personalisht gjate kohes qe kam qene e mbyllur ne big brother. Dhe per kete skam pasur faj sepse sdija cbенеј jashte.

Normal qe kur dola do shokohesha qe njeriu me i afert i te dashurit tim kishte bere nje lum ofendimesh jashte pa me njohur. Ama kurre nuk kam nderhyre ne marredhenien e tyre ndryshe nga cjane perpjekur te futen ne marredhenien time me bardhin.

Bardhi dhe Jetmiri jane ndare per ceshtje biznesi dhe teresisht kontraktuale! As se ka gruan e keqe, as se i tha gruaja, as se e meson gruaja, as se eshte mosmirnjohes asgje e tille. Jam e lodhur duke lexuar emrin tim ne cdo portal duke me vene ne kurriz faje qe si kam hak se jam ne qetesine time duke rritur femijen. Nuk e di si skeni limite as ne ketο momente kaq delikate per mua.

Bardhi eshte i rritur vete dhe nuk i merr gruas doren se cfare ben me karrieren e tij. Une jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, shkruan Sara Gjordeni.

Shpërnda artikullin