Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Taulant Seferi tashmë është single! Po! Vetë ka dhënë lajmin se i ka dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare që kishte me një vajzë nga Zvicra.
Në një intervistë të dhënë për “Tv21”, Seferi zbuloi statusin e tij të ri duke dhënë edhe shumë pak detaje lidhur me marrëdhënien që tashmë duket se e ka hedhur pas krahëve.
“Jam single. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam single,”- u shpreh Seferi.Në daljet e mëparshme, Seferi kishte treguar se kishte 4 vite me partneren e tij që jeton në Zvicër. Madje ndër rreshta thoshte se marrëdhënien e kishin bërë familjare, por duket se diçka nuk ka shkuar mirë dhe çifti janë ndarë. Se përse, nuk e zbuloi.