ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Pagjumësia në verë, si të flini më qetë dhe më gjatë

by Blloku
29/06/2024
Reading Time: 2 mins read
382 16
0
Studimi: Të flesh më shumë në fundjavë ul rrezikun e atakut kardiak

Kur dita fillon e zgjatet dhe temperaturat ngrihen procesi i gjumit bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Netët pa gjumë fillojnë e bëhen të shpeshta teksa vera zë vend dhe ky problem prek shumicën e njerëzve.

Ndonëse duket sikur nuk mund ta zgjidhni në momentet e para ekspertët sugjerojnë disa mënyra qetësimi dhe stimulimi të gjumit të qetë edhe kur temperaturat jashtë janë shumë të larta.

RELATED STORIES

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

31/08/2024
Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024

Si të rregulloni gjumin?

Mbani një regjim strikt oraresh dhe kjo vlen për zgjimin, po ashtu edhe për kohën kur do të shkoni për të fjetur. Mundohuni të flini në të njëjtat orare në shumicën e rasteve edhe nëse ndonjë nga netët mund të flini më pak.

Qëndroni të freskët

Gjatë natës mundohuni ta mbani temperaturën e dhomës të freskët në mënyrë që të mund të flini më qetë. Temperatura ideale për të fjetur rehat është 18 gradë Celcius.

Mësoni si të relaksoheni

Kur jeni të stresuar të tendosur e në ankth gjumi është procesi i fundit që ju shkon ndër mend Relaksimi i plotë i trupit besohet se është mënyra më e mirë për të fjetur më shpejt dhe më gjatë. Mësoni si ta qetësoni jo vetëm trupin, por edhe të zbrazni mendjen nga mendimet negative.

Flini në errësirë

Kur të shtriheni për të fjetur eleminoni të gjithë burimet e dritës në dhomë. Sidomos kur drita është artificiale si televizori apo telefoni. Kjo vlen edhe për dritën natyralë të mëngjesit, pasi sipas ekspertëve orët më të mira të gjumit janë në mëngjes.

Zgjidhni çarçafët e duhur

Gjithnjë përdoni materiale të lehta në mënyrë që të flini më mirë. Këtu flasim për çarçafët, këllëfin e jastëkut dhe pizhamat me të cilat flini. Materialet e rehatëshme si mëndafshi apo pambuku do e mbajnë temperaturën e trupit tuaj në normat e duhura dhe do ta bëjnë gjumin më të lehtë.

Tags: keshillapagjumesivere

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro