ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Çfarë ndodhi mes Meritonit dhe vëllezërve Veshaj? Prapaskenat e sherrit që vazhdoi edhe jashtë BBV

by Blloku
16/06/2024
Reading Time: 3 mins read
394 4
0
Çfarë ndodhi mes Meritonit dhe vëllezërve Veshaj? Prapaskenat e sherrit që vazhdoi edhe jashtë BBV

Miqësia e Romeos dhe Meritonit ishte kryefjalë e këtij “Big Brother”-i. Dy djemtë hyjnë në lojë si dy shokë të mirë, por shpejt raporti mes tyre u prish. Madje, në përplasjet që kishin, të dy shkuan shumë larg, duke përmendur edhe të tjerë nga jashtë.

Megjithatë, pas gati 1 muaji, dy djemtë e gjetën rrugën e pajtimit dhe u rikthyen edhe njëherë si miq të ngushtë. Por duket se nuk ka zgjatur shumë. Sapo kanë dalë nga “Big Brother”, raporti mes tyre është prishur njëherë e mirë. Aktualisht, Romeo dhe Meritoni as nuk ndiqen në rrjetet sociale, duke i dhënë fundi njëherë e mirë miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje, Meritoni, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit.

përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo. Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

Më tej, Bora tha: “Po ashtu si qaje ti, kur përmendej Ilnisa…”. Këtu Meritoni u aktivizua dhe u shpreh: “Te kjo pjesa e të qarit, e di ti se kush ishte njëshi”. “Iu mësua goja të gjithëve që qan ai, por edhe ju jeni shkrirë në lot”, – tha Bora, duke shtuar se Romeo qan edhe për filmat.

Meritoni e zbuti pak situatën dhe tha se është mësuar në “BBVA 3” dhe i duken gjërat tendencioze, ndaj nuk duhet që ajo ta merrte për bazë. Por, sapo menduam që kunjat u shuan, Meritoni përmendi Donaldin.

Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV”, – ka thënë Bora. Kjo përplasje verbale vjen në vijim të komenteve të mëparshme të Donaldit në lidhje me një debat të ashpër që ka ndodhur në BBV3. Kujtojmë se debati i përfshiu Romeon, Meritonin dhe Liamin, ku u bë edhe një sulm ndaj Heidit dhe familjarëve të saj nga jashtë.

Romeo është përfshirë në një debat fillimisht me Liamin dhe më pas Meritonin, ku ky i fundit i ka përmendur familjen. Mesa duket, Donaldit nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë dhe sidomos pjesën kur Meritoni përmend familjen Veshaj. Në një “Insta Story”, ai është shprehur se: “Paska ardhur koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti”, shkruan Donaldi.

Tashmë në rrjetet sociale të binjakëve nuk është Meritoni. Megjithatë, ishte Meritoni ai që i largoi i pari nga “Instagram”-i i tij, duke shkëputur çdo raport me vëllezërit Veshaj. Sapo “Big Brother” ka përfunduar, Meritoni është njohur me deklaratat e Donaldit dhe duket se nuk i kanë pëlqyer aspak ato çfarë ka dëgjuar. I shtyrë dhe nga konfliktet që kishte në shtëpi me Heidin, duket se Meritoni kështu ka vendosur që të shkëpusë raportet edhe me Romeon, duke i dhënë fund miqësisë që i lidhte prej vitesh. Që pas përfundimit të “Big Brother”, djemtë nuk janë takuar asnjëherë dhe me gjasa, vështirë se do t’i shikojmë më në shoqërinë e njëri-tjetrit

Tags: BorameritoniRomeo dhe donald veshaj

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro