Aktorja Egla Ceno u shpall fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip”, duke ‘rrëmbyer’ çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Së fundmi aktorja ka treguar se çfarë do të bëjë e paratë e çmimit të madh, ku tha se ka shumë ide se si do ti menaxhojë, megjithëse ka shumë “vrima” për të mbyllur.
“Kam disa ide në kokë, por duke parë e duke bërë. Në kohët që jetojmë varet si i investon. Sepse ne shqiptarëve nuk na mbyllen kurrë vrimat”- tha aktorja në WakeUp.
E teksa të shumtë ishin fansat që e mbështetën dhe e votuan, kishte dhe nga ata që e kritikuan, për të cilët Egla tha se i ka ardhur keq që dikush e ka pyetur vëllain e saj “a je krenar që motra jote ka lëshuar gazra”, duke u shprehur se një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë brenda shtëpisë.
“Jam mjaftueshëm e rritur sa të di që nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve. Do të thotë që edhe kur të kritikojnë je duke bërë diçka. Kur nuk bën asgjë nuk të kritikojnë. Kritikat të bëjnë të përmirësohesh. Masa e ka kuptuar atë që ka ndodhur aty brenda”- u shpreh aktorja.

 
			 
                                 
                             