Blloku
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Studimi: Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në matjen e kohës

Blloku by Blloku
10/06/2024
in Aktualitet, Lajme
378 20
0
Temperaturat mbeten të larta, moti për ditën e sotme
548
SHARES
2.5k
VIEWS

Ndryshimi i klimës nuk është përgjegjës vetëm për rritjen e nivelit të detit dhe motin ekstrem, thonë ekspertët e klimës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, një studimi të ri thotë se ndryshimi i klimës mund të ndikojë edhe në matjen e kohës globale. Matja e saktë e kohës sot bëhet me përdorimin e rreth 400 orëve atomike në mbarë botën.

“Në vitet 1970 bota vendosi që ndryshimi midis kohës atomike dhe rrotullimit të tokës të mos jetë më i madh se një sekondë. Shtojmë një sekondë në orën tonë globale kur dallimi mes dy njësive matëse është rreth një sekondë”, thotë Patrizia Tavella, drejtore e Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave.

Kohëmatësit kanë shtuar nga një sekondë në sistemin e matjes së kohës 27 herë që nga viti 1972.

Por prej disa vitesh ka patur spekulime se mund të jetë e nevojshme edhe zbritja e një sekonde.

Në një botë që mbështetet tek ora, këto ndryshime mund të shkaktojnë probleme.

“Në disa raste këto probleme kanë qenë të mëdha, të ngjashme me ato të uljes së avionëve, sepse kompjuterët pushuan së funksionuari. Dhe ne nuk e dimë nëse ky problem do të përkeqësohej nëse zbresim një sekondë në sistemin aktual të matjes së kohës”, thotë Demetrios Matsakis, ish punonjës i Observatorit Detar të Shteteve të Bashkuara.

Por një studim i ri në revistën “Nature” thotë se ndryshimi i klimës mund të ketë shtyrë nevojën për kthimin mbrapa me një sekondë të orës globale.

 “Në Arktik është bërë më ngrohtë dhe kjo ka shkaktuar një shkrirje të madhe të akullit që rrjedh nëpër oqeanet në të gjithë botën. Ngrohja globale ka shkaktuar një ngadalësim në ritmin e rrotullimit të tokës”, thotë Duncan Agnew, studiues në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Ky ngadalësim krijon nevojën për kthimin mbrapa me një sekondë të orës globale mes viteve 2026 dhe 2029. Megjithatë, ky efekt në dukje pozitiv, nuk mund të krahasohet me efektet negative të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë rritjen e nivelit të detit, thotë studiuesi Duncan Agnew. Gjeofizikani i Universitetit Yale, Jeffrey Park është dakord me këtë vlerësim.

“Kjo është një dëshmi se në fakt proceset e ngrohjes globale përmes shkrirjes së shtresave të akullit polar po ndikojnë në këtë veçori shumë themelore të planetit tonë: rrotullimin e tij. Ndryshimet janë shumë të vogla, por ato mund të maten”, thotë ai.

Duke pasur parasysh problemet që mund të shkaktojë ndryshimi i orës me një sekondë, autoritetet globale të matjes së kohës votuan për shtyrjen e saj deri në vitin 2035. Diskutimet mbi përputhjen e Kohës së Koordinuar Universale me rrotullimin e Tokës pritet të bëhen në konferencën e ardhshme, që do të mbahet në vitin 2026./VOA

Tags: matja e kohesndryshimi i kliomes

Related Posts

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Shqipëria

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur
Aktualitet

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024
Klea nuk e lë me aq!Reagon sërish: Të pafytyra që fshiheni pas krimit që keni kryer
Aktualitet

Klea nuk e lë me aq!Reagon sërish: Të pafytyra që fshiheni pas krimit që keni kryer

09/09/2024
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Shqipëria

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/2024
Në një dekadë janë mbyllur 22% e shkollave 9-vjeçare publike në vend
Aktualitet

Në një dekadë janë mbyllur 22% e shkollave 9-vjeçare publike në vend

30/08/2024
Shpallen fituesit, 1624 maturantë do të ndjekin studimet në Universitetin e Mjekësisë
Shqipëria

Shpallen fituesit, 1624 maturantë do të ndjekin studimet në Universitetin e Mjekësisë

27/08/2024

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Astro
  • Beauty
  • Blog
  • Bota
  • Celebrities
  • Contact
  • Entertainment
  • Fashion
  • Gastro
  • History
  • Kontakt
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Marketing
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Në Bllok
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Travel
  • Voto
  • Well Being
    • Shëndet

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .