fbpx
Ad imageAd image

Dhimbje koke nga vapa: ja ç’duhet të bëni

Blloku min lexim

Dhimbja e kokës kur ekspozohesh nga dielli i fortë i muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz. Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell. Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që  shkaktojnë këtë problem.

Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli
Një nga arsyet kryesore është koha që qendrojmë të ekspozuar në diell. Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një dhimbje koke. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajër i thatë e i nxehtë, dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë me diellin shkaktojnë dhimbje të forta koke. Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena, bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjelli një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tyre.

- Advertisement -

Një arsye që nuk është shumë e njohur është pikërisht ulja e nivelit të sheqerit. Kur ne ecim në diell trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Këtij procesi i shtohet lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit. Të gjithë këto faktorë ndikojnë në formimin e dhimbjes së kokës.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock