Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Cherry on Top”. Moderatori i njohur foli për jetën personale dhe atë profesionale.
E gjithashtu Meritoni nuk la pa komentuar edhe disa deklarata që u thanë teksa ai ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mjekiqi ironizoi një deklaratë të Donald Veshajt, por nuk u la pa përgjigje nga Bora Zemani, partnerja e aktorit të njohur.

 
			 
                                 
                             