Një video e Roza Latit në tapetin e kuq para finales së Big Brother VIP Albania, ka bërë xhiron me të madhe në internet.
Moderatorja e njohur, u akuzua se kishte bërë një sjellje të pahijshme kundrejt gazetares së Top Channel, Albana Ruci, derisa kjo e fundit po intervistonte yjet që po ecnin në tapetin e kuq.
Madje në një moment, Roza u akuzua se e kishte shtyrë tutje gazetaren derisa kjo e fundit po përpiqej ta merrte një prononcim.Roza siç duket atë ditë kishte shkuar me fotografin e saj personal, derisa i kërkonte gazetares që të largohej nga logoja e Big Brother, për të pozuar për disa fotografi.Por, në një moment e shtyu gazetaren me duart e saj për ta larguar nga aty.
Përmes një postimi në llogarinë e saj, Albana Ruci ka bërë një reagim pas këtij incidenti që ishte shpërndarë në internet.
“Ideja është që unë qesh dhe s’bëj gjë të madhe se s’jam e djegur për vëmendje se mund të kisha bërë kinse isha rrëzuar, ose cenuar shumë se isha edhe LIVE. Por unë jam në të 20-tat dhe jo afër 40-ave kështu që qielli ka vend për të gjithë yjet dhe ata që do të shuhen e do bien sjellin fat thuhet”, shkroi ajo përmes një postimi.

 
			 
                                 
                             