fbpx
Ad imageAd image

Pse nuk e ka pranuar ftesën e Robertit për të shkuar në emision? Ja si përgjigjet Nora Istrefi

Blloku min lexim

E ftuar në një program televiziv, ku dha një intervistë si rrallëherë për karrierën dhe jetën private ishte Nora Istrefi.

Robert Berisha, ish-bashkëshorti i Norës ka qenë aktiv me mediat, duke folur për lidhjen e re, marrëdhënien me vajzën dhe bashkëprindërimin me Norën, ndryshe nga këngëtarja.

- Advertisement -

E pyetur për marrëdhënien me Robertin, ajo u shpreh se pas ndarjes raporti ka qenë i acaruar, por tani janë më bashkëpunues. Ajo tha se Roberti është një baba i përgjegjshëm dhe i përkushtuar.

“Në fillim, komunikimi ka qenë më i vështirë menjëherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës relacioni është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për vajzën, për Renee-në. Ndihmon aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merre Renee-në, të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon. Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të përkushtuar dhe Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh, unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervista më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të”, tha Nora.

- Advertisement -

Gjatë intervistës, u bënë edhe disa pyetje nga fansat. Një ndër to ishte dhe pyetja: “Kur do ta pranosh ftesën për tek emisioni i Robertit?’”

“Roberti e di që s’më pëlqejnë shumë intervistat prandaj s’ka dashur të më vërë në siklet, por pse jo, ndoshta edhe aty shkoj,” – u përgjigj më në fund Nora.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock